13:04 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Futbollisti anglez shantazhohet nga një prostitutë, i kërkohen 500 mijë funte(Foto)

Një futbollist i kombëtares angleze thuhet se po shantazhohet për 500 mijë funte (rreth 570 mijë euro) pasi u kap në shtrat me një prostitutë.

Futbollisti i cili ka një partnere afatgjate kuptohet se ka pasur marrëdhënie seksuale më një prostitutë, kur dy njerëz kanë hyre në dhomën e tij dhe kanë kërkuar para për ta mbajtur të fshehtë këtë.

Futbollisti i cili nga “The Sun” mbahet anonim, mirëpo mendohet të jetë Dele Alli kishte ikur për dritare dhe kishte lajmëruar në polici.

Futbollisti në fjalë madje kishte lënë telefonin dhe çelësin e makinës në hotel kur kishte ikur derisa skuadra e tij kishte udhëtuar për ndeshje si mysafir.

Policia ka reaguar duke arrestuar një burrë dhe një grua për shantazh. /IndeksOnline/