08:58 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Skuadra angleze vazhdon traditën, organizon piknik në stadium

Skuadra e njohur nga Premier League, Fulham rikthen organizimin e famshëm të tyre – ku tifozët mund të bëjnë piknik në stadiumin “Craven Cottage”.

Ky është një organizim i moçëm i klubit londinez dhe bëhet për t’i gëzuar tifozët dhe për t’i mbajtur afër ata, shkruan Indeksonline

Bileta e futjes në fushë është 5 funta (për të rritur) dhe 2 funta (për fëmijët), kurse të gjitha fondet e mbledhura shkojnë në Fondacionin e klubit Fulham.

Për shkak të kërkesës së madhe, kjo ngjarje do të mbahet në dy data – një dhe dy qershor (e shtunë dhe e dielë)./Indeksonline/