21:09 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Gashi i PDK-së: Periudhat anti-amerikane të LDK-së, të njohura për opinionin!

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komizionin Qëndror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka përmendur disa raste ku sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë anti amerikane.

“Për habinë “tuajën” jo timen, LDK e dëgjueshme dhe e shqetësuar po del të jetë për Gjykatën Speciale, në emër të gjoja ruajtjes së partneritetit me SHBA-të. Duke harruar se Hashim Thaçin si Kryeministër e linçonin, me akuzën e lojalitetit të skajshëm ndaj Amerikës”, ka shkruar Gashi në një status në facebook.

Ky është statusi i plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

E para, në Rambuje, në fazën më kritike të çlirimit, me pëlqimin e administratës amerikane, gjegjësisht sekretares Ollbrajt, është formuar qeveria e përkoheshme, e cila nuk është përfillur dhe krijoj situata jo të favorshme për imazhin e Kosovës, që qoj drejt formimit të KPA-s, duke e shndërruar Kosovën në fise!

E dyta, kërkesa nderkombëtare që ish Presidenti i Kosovës Rugova, të mos vorrosej me ceremoni dhe buj të madhe, e kjo e kërkuar nga një zyrtar i lart nderkombëtar, me dijeni edhe të ambasadori Johan K. Menzies, ku më pastaj si konsekuencë mori edhe kokën e Turkut siq thuhej, atë të ish Kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci.

E treta, shpërfillja nga ana e LDK-së e Sekretares së shtetit Clinton, e cila erdhi në Kosovë dhe e cila publikisht kërkoj privatizimin e PTK-së, si e tillë ishte kërkesa me publike e pa parë deri në atë kohë në raportet Kosovë/SHBA!

E katërta, mos dëgjimi ndaj kërkeses për vende të rezervuara edhe për 1 mandat të serbeve, në shkëmbim të formimit të ushtrisë së Kosovës. Si pasoj, sot s’kemi akoma ushtrinë, por konsumimi i atyre mandateve tash më do të ishte i përfunduar!?

E pesta, shpërfillja e zv Presidentit Baiden, që kërkojë të miratohet demarkacioni dhe hezitimi i ish Kryeministrit Mustafa duke mos e dërgur për votim në parlament, sepse mbi 10 deputet të LDK-së ishin tani më të deklaruar kundër, (për inatë të Isa Mustafes) si pasoj rrëzua edhe qeveria me miratim të nderkombëtarve, por si pasoj sot nuk e kemi Liberalizimin e Vizave!

Për habin “tuajen” jo timen, LDK e dëgjueshme dhe e shqetësuar po del të jetë për Gjykatën Speciale, në emër të gjoja ruajtjës së partneritetit me SHBA-të! Duke harruar se Hashim Thaqin si Kryeministër e linçonin, me akuzën e lojalitetit të skajshem ndaj Amerikes!

Ekzaltimi i LDK-së për Gjykatën, në realitet është për dy arsye:

E para përshkak të kontekstit historik, sepse ata që luftuan për t’u çliruar, natyrshem se i kan marrur adutin e çlirimit, dhe pavarsisë së Kosovës, dhe

E dyta përshkak të kontekstit politik, duke shpresuar si rrugë të vetme për arritje të pushtetit përmes eleminimit të mundshme të ndonjë kundershtarve të saj politik.