17:55 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gazeta zvicerane ‘Blick’: Action Bronson përfundoi me pranga në Kosovë

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

Arsyeja e arrestimit ishte ndezja e marihuanës në skenë dhe hedhja në drejtim të publikut.

Për incident ka shkruar edhe gazeta zvicerane ‘Blick’, e cila shkruan se shfaqja e Bronson në festivalin “Sunny Hill” përfundoi me pranga.

“Kushdo që ka qenë ndonjëherë në një koncert të Bronson e di që reperi amerikan me prejardhje shqiptare pëlqen të shijoj një ‘joint’ – pavarëisht se si është ligji në atë vend”. Po kështu edhe në Prishtinë” , shkruan ndër të tjera Blick. /IndeksOnline/