11:09 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gërxhaliu ia dorëzon detyrën Berat Rukiqit (Video)

Është bërë pranim – dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i OKE-ut, Safet Gërxhaliu tek kryetarin e ri i OEK-ut, Berat Rukiqi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës i cili u mbajt  në objektin e Odës Ekonomike të Kosovës, Rukiqi falënderoi Gërxhaliun, duke thënë se ka qenë një mësues për të dhe të gjithë të tjerët.

Këhstu, ai shtoi se gjatë mandatit të tij katër vjecar do ketë në fokus 3 prioritete, raporton Indeksonline.

“-Rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit; -Harmonizimi mbyllja hendekut që ekziston mes tregut të punës dhe arsimor; -Digjitalizimi i ekonomisë në vend, janë tre prioritet tona kryesore gjatë mandatit 4 vjecar”, ka thënë Rukiqi.

Ai ndau edhe një mirënjohje për punën dhe sukseset që ka arritur kryetari i deri tanishëm,Gërxhaliu.

“Falënderoj kryetarin e deri tashëm, Saferin na ka mësuar të gjithë neve dhe e ka sjellë Odën në një institucion që ka reputacion të madh jo vetëm në Kosovë po edhe jashtë saj. E ka mbrojtur nga një shoqëri që ka interesa të shumta, në mënyrë të mos kemi dështime që i kanë përcjellë shumë organizata në Kosovë. Për kontributin e tij në këto tetë vite, si menaxhment i ri i ndajmë një mirënjohje që është e para e këtij lloji, për një kontribut të tillë dhe po shpresoj që krejt ky 4 vjeçar ka me na shkuar duke e përkrahur punën e tij”, ka shtuar ai.

Gërxhaliu u shpreh i lumtur që fundi i mandateve të tij u bë në një mënyrë të tillë. Ai tha se gjithmonë kishte dashur që të përfundonte mandatin mes shokëve dhe një disponimi të mirë.

Ndryshe, dje Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës ka zgjedhur Berat Rukiqin për kryetar për një mandat katër vjeçar./Indeksonline/