23:18 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjatë lindjes së vajzës, Kim ishte me surrogaten në sallë

Çifti i famshëm, Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën fëmijën e tyre të tretë – një vajzë.

Nga ana e saj, Kim ishte në sallën e lindjes bashkë me surrogaten e cila mbajti fëmijën, derisa ajo lindi, raporton TMZ.

37-vjeçarja ishte personi i parë që kishte kontakt lëkurë me lëkurë me të porsalindurën. Kanye, Kris Jenner dhe motrat e Kim ishin gjithashtu aty, por jo në sallën e lindjes. Nuk pati ndërlikime gjatë lindjes.

Surrogatja u lejua që të ketë kontakt me fëmijën.

Në deklaratën për njoftimin e lindjes, Kim dhe Kanye thanë: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj surrogates sonë e cila i bëri ëndrrat tona të realizuara me dhuratën më të madhe. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë”.