12:01 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian tregon se sa fëmijë dëshiron t’i ketë Kanye West

Kanye West dëshiron të ketë më shumë fëmijë me gruan e tij Kim Kardashian.

Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim tregoj se bashkëshorti i saj, Kanye po e “ngacmon” se dëshiron të ketë shtatë fëmijë, transmeton Indeksonline.

“Kanye dëshiron më shumë, ai po më ngacmon mua. Ai dëshiron shtatë” u shprehë ylli televiziv.

Dyshja për momentin kanë tre fëmijë: Chicagon, tetë muajsh, North pesë vjet dhe Saint dy vjeç./Indeksonline/