11:10 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Po presim një “luftë” të ashpër dhe të madhe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia pret një luftë të madhe për realizimin e interesave të tyre në Kosovë, duke shtuar se kjo “luftë” do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe komplekse, transmeton Indeksonline.

“Nga njëra anë ju keni një pjesë të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila beson se Serbia nuk duhet të jetë ajo e cila merr çdo gjë në Kosovë në termat territorial dhe politik, sepse ata besojnë se kjo pyetje është rrumbullakuar në vitin 2008, kur ata ishin në krahinën tonë jugore duke njohur dhe duke dhënë pavarësinë”, ka thënë Gjuriq.

Ndryshe përgjatë ditëve të fundit qytetarët në vend janë ndjerë të shqetësuar për arsye të mundësive për ndarje të territorit./Indeksonline/