22:33 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Media e njohur: Po hyri Serbia në Kosovë ka punë me SHBA-në dhe NATO-n

Agjencia e lajmeve e njohur në botë, Associated Pres (AP), i ka dedikuar një shkrim të gjatë sot  planifikimit për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Në këtë shkrim, AP ka paraparë se çfarë do të mund të ndodhë në rast se nis konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

“Afrimi i datës së formimit të Ushtrisë së Kosovës e ka hidhëruar shumë Serbinë sa që ajo ka përmendur edhe ndërhyrjen e ushtarake”, ka shkruar AP, duke përkujtuar tutje edhe deklaratën me tonë kërcënues të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, të cilën nuk hezituan ta quanin të kotë.

Madje për agjencinë amerikane të lajmeveështë shumë e pabesueshme që shteti serb të ndërmarrë ndonjë aksion ushtarak

“Ky do të nxiste konfrontimin e drejtpërdrejtë me 4600 ushtarë të NATO – s përfshirë edhe ushtarët amerikanë të vendosur në Kosovë që nga vitit 1999 si dhe sanksione e izolim të Serbisë nga Perëndimi”, thuhet tutje nga AP, transmeton Indeksonline.

Sipas të njëjtës agjenci lajmesh, pa marrë parasysh praninë e NATO-s në Kosovë, Serbia ka ushtri shumë të fuqishme, me rreth 30 mijë ushtarë profesionistë në krahasim me 5 mijë ushtarët e Kosovës.

“Rusia kohë më parë e ka armatosur Serbinë me avionë lufte e tanke. Megjithëkëtë, bombardimi i vitit 1999, Serbisë ia ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të cilat në krahasim me ato të Aleancës nuk bëjnë ndonjë gjë”, raportohet tutje nga AP.

Madje në shkrimin lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, janë përmendur poashtu edhe dy faktorë, ai rus dhe ai amerikan.

“Por, është pak e besueshme se Moska do t’i bashkohet Serbisë në çfarëdo aksioni ushtarak kundër NATO-s bë Kosovë. Aq më tepër, pasi që Rusia nuk ka qasje reale në Serbi e Kosovë të cilat praktikisht janë të rrethuara me shtete anëtare të NATO-s”, shkruan Associated Press.

AP tutje poashtu ka shkruar se SHBA-ja ka rreth 600 ushtarë të pozicionuar në Kosovë dhe se çfarëdo sulmi serb, do të haste në përgjigje të ashpër./Indeksonline/

Temat: