21:51 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gruaja kuptoi se burri i saj bënte jetë të dyfishtë, kur gjeti letrën që kishte marrë ai për “Ditën e Atit”

Një nënë e binjakëve ka zbuluar se si burri i saj bënte një jetë të dyfishtë, pasi kishte gjetur një kartolinë të dërguar nga ai për ditën e Atit.

Belinda, nga Australia gati e kishte lëshuar zemra kur e zbuloi këtë kartolinë në një libër mbi kolltukun e burrit të saj Eddie.

Duke u përballur me Eddie, Belina shpejt mësoi se Nate ishte në fakt djali i Eddie me të dashurën që ai kishte prej dhjet vjetësh, Natasha.

Duke kujtuar ditën që i dha fund martesës së tyre, Belinda shpjegoi se si ajo kurrë nuk do e zbulonte të vërtetën nëse nuk do kishte shikuar në atë libër.

Belinda ka treguar se ajo u takua me Eddie përmes një aplikacioni të takimeve dhe se kishte rënë në dashuri me të dhe një vit më vonë janë martuar.

Eddie kishte një punë me stres të lartë në industrinë e naftës që e bënte që ai të mungonte për ditë me radhë në shtëpi. Por ajo ishte e lumtur me të.

Ajo e krahasoi marrëdhënien e tyre me një romancë festash duke thënë se kurrë nuk lodheshin nga njëri-tjetri dhe mezi argumentonin./Indeksonline/