16:22 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Gruaja rrah dy fëmijët e saj, burri e raporton në polici

Një grua nga Prishtina ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj.

Këtë rast e ka raportuar në Policinë e Kosovës bashkëshorti i saj, transmeton Indeksonline.

“Një mashkull K/Shqiptar,  ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër K/Shqiptare i ka sulmuar fizikisht dy fëmijët e tyre. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: