Shqiptarët nuk paguajnë dot tarifat e studimit, fëmijët e politikanëve në shkolla të huaja
Studentët e Universiteteve në Shqipëri zhvilluan sot ditën e 7 të protestës për uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve nëpër konvikteve dhe pjesëmarrjen nëpër bordet administrative.
Ata i kanë parashtruar qeverisë 8 kërkesa ,ndërsa kryeministri Edi Rama, në prononcimet e tij apo mesazhet në rrjetet sociale, i ka mëshuar fort dialogut. Por ku studiojnë fëmijët e politikanëvedhe ministrave.
Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ish-ministres së mbrojtjes studion dhe jeton në Firence të Italisë.
Djali ish-ministres së Zhvillimit Uran dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, Eriku, jeton dhe studion në Londër.
Vajza e ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, Eliza, jeton dhe studion në Tiranë.
Jashtë Shqipërisë jeton dhe studion gjithashtu edhe vajza e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Sara ka zgjedhur qytetin Menton në Francë.
Barcelona është qyteti i përzgjedhur nga vajza e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërsa vajza e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, vazhdon studimet në një shkollë private turke.
Shumica e politikanëve i kanë çuar fëmijët me studime jashtë shtetit, ndërsa shqiptarët jo vetëm që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, por e kanë të pamundur të përballen edhe me tarifat vjetore të Universiteteve.