16:28 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Haki Rugova ua “rezervon” vëllezërve edhe për 15 vite tokën e shtetit

Në mbledhjen e sotme të asamblesë në Kuvendin Komunal të Istogut janë shqyrtuar propozimet e kryetarit të komunës për dhënien në shfrytëzim të patundshmërisë komunale. Me shumicë votash është marrë vendim që të jepen në shfrytëzim tokat e komunës për 15 vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për sipërfaqe të madh tokash në zonën kadastrale të Cerrcës dhe Vrellës. Me shumicën e votave të LDK-së dhe PDK-së është votuar dhënia e këtyre parcelave për shfrytëzimin e gurit gëlqeror për prodhimin e rërës për ndërtim.

Në fakt, këto hapësira që disa vite është duke i shfrytëzuar firma e vëllaut të Haki Rugovës, “Macon”, shkruan Indeksonline.

Të njëjtat pritet të jenë të firmës së kryetarit Rugova edhe në 15 vitet e ardhshme.

Ndërsa, banorët e kësaj ane, konkretisht të fshatrave Cerrcë, Lubozhdë e Vrellë vazhdimisht janë ankuar në ndotjen e ambientit që bën ky proces, zhurma dhe rreziqet që sjellë nxjerrja e gurit gëlqëror në zonat e banueshme.

Haki Rugova në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për gjashtë vjet ka deklaruar se ka aksione në kompaninë “Macon”, së cilës i ka dhënë tender që arrin vlerën e qindra mijëra eurove./Indeksonline/