09:18 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit (Video)

Në nderim të 21-vjetorit të rënies së luftëtarit Zahir Pajaziti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po bën homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb.