09:07 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj priti në takim deputetin Milaim Zeka

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim deputetin e Nismës për Kosovën në Kuvendi, Milaim Zeka, me të cilin ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit.

Zeka është anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, së këndejmi kryeministri  është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik, RTK.

Zeka e ka njoftuar kryeministrin për nismën legjislative të këtij komisioni për amandamentimin e këtij ligji, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK)./AktivPress