10:18 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Qeveria do të investojë në tërë vendin, përfshirë edhe veriun

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi në seancën e Kuvendit të Kosovës se, Qeveria e Kosoves gjithnjë do të ndajë mjete për vendin dhe për çdo fushë, e të njëjtën gjë do e bëjë edhe për pjesën veriore të vendit.

Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i Avdullah Hotit, nga LDK-ja, duke thënë se rezervat e buxhetit që shpenzohen për çështje të paparashikuara janë në rregull, por shpenzimet që nuk janë në proporcion me këtë gjë, e që sipas tij ka të tilla, janë në kundërshtim me ligjin.