17:54 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gashi e Veseli në Forumin Ekonomik të Vjenës u premtojnë mbrojtje investitorëve austriakë në Kosovë

Ka nisur në Vjenë të Austrisë Forumi Ekonomik. Kosova atje u përfaqësua nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në fjalën e tij, ai u shpreh i lumtur që Kosova po prezentohet para miqve austriakë, të cilët janë lider sa u përket investimeve në energji dhe në sistemin bankar.

Zvkryeminstri Gashi u shpreh i bindur se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë dhe se roli i ministrisë është t’i mbrojë e t’i ndihmojë ata.

Ndërkohë, në një takim të ndarë, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zv.kryeministri Dardan Gashi u ofruan përkrahje investitorëve aktualë që operojnë në Kosovë, derisa këta të fundit e falënderuan Gashin për bashkëpunimin edhe gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Mjedisit./Indeksonline/