09:32 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Helikopteri bëri ulje në mes të autostradës, ja cila ishte arsyeja (Video)

Një helikopter u detyrua të bënte një ulje emergjente në një autostradë pa pagesë në Virxhinia Perëndimore nëntorin e kaluar.

Në videon e kapur nga një makinë që udhëtonte në veri përgjatë autostradës 77 në Jackson, më 28 nëntor, shihet kur helikopteri detyrohet të zbresë në korsi për shkak se kishte një problem të papritur motori, sipas një raporti lokal në atë kohë.

Raportet lokale thanë se gjashtë pasagjerë ishin në bordin e helikopterit, të gjithë të cilët ishin punonjës nga një kompani e tubacionit Virginia. Askush nuk u lëndua gjatë uljes, që ndodhi në zonën e Goldtown./Indeksonline/