09:54 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drejtuesit e automjeteve bënin llaf në autostradë, sulmojnë patrullën policore

Raportohet se dy automjete me vozitës të dyshuarit meshkuj , ishin ndalur në rrugë (autostradë) dhe po bisedonin. Patrulla policore është ndaluar dhe në momentin që kërkon arsyen e ndalimit fillimisht fyhen e më pas edhe i sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë në detyrë.

Ngjarja ka ndodhur në Sallatinë, kurse nuk raportohet për të lënduar.

Ndryshe, pas arrestimit dhe intervistimit të dy janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/