09:33 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Herrera i përgjigjet interesimit të Barcelonës – dhe është befasi

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera nuk dëshiron rikthimin në Spanjë pavarsisht interesimit të Barcelonës.

Herrera ka qenë i lidhur me një kalim në janar ose në verën e ardhshme me një largim si lojtar i lirë pasi edhe i skadon kontrata.

Mesfushori ka luajtur vetëm dy herë për Man Unitedin këtë sezon, teksa ai mund të startojë në EFL Cup ndaj Derbyt sonte.

Një rikthim i tij në Spanjë është përfolur, me mundësinë e rikthimit në Athletic Bilbao, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news Ander Herrera

Kjo marrëveshje nuk ndodhi dhe ai pritet ta zgjasë edhe për një vit me Manchester Unitedin.

Tani, Barcelona thuhet se e ka kontaktuar lojtarin dhe se Man Unitedi mund ta shesë për një çmim të duhur.

Por, ESPN shkruan se lojtari nuk është i interesuar të transferohet në ”Camp Nou” dhe se dëshiron ta rinovojë kontratën me Man Unitedin./IndeksOnline/