13:50 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Manchester Unitedit e pranon se nuk e di nëse do të qëndrojë

Ander Herrera ka pohuar se e ardhmja e tij në Manchester United është e paqartë.

Herrera ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Man Unitedit, por ai thotë se nuk e di nëse ai do të rinovojë pavarsisht se bisedimet janë hapur.

Spanjolli ka qenë njëri prej ardhjeve të kompletuara nga Jose Mourinho në ”Old Trafford”, por ai ka konkurrencë të madhe në pozitën e tij për këtë sezon.

Ai ka munguar në ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Leicester Cityt për shkak të një lëndimi të pësuar në miqësoren ndaj Bayern Munich.

Përfaqësuesit e Herreras i kanë filluar bisedimet me shefin ekzekutiv të Man Unitedit, Ed Woodward rreth një kontrate të re, por mesfushori thotë se nuk e di nëse do të rinovojë.

”Do ta plotësoj vitin e mbetur në kontratën time, por nuk e di nëse do të rinovoj”.

”Kemi filluar të bisedojmë, por asgjë nuk është vendosur ende”, tha Herrera./IndeksOnline/

Man Utd news