14:32 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Historike te Parma, babë e bir luajnë së bashku në të njëjtin ekip

Alessandro Lucareli është kapiteni i Parmës prej vitesh. Ekipi italian u dërgua për në Seria D pas disa problemeve ekonomike që pati, por kapiteni Lucareli nuk e tradhtoi kurrë.

Ai qëndroi me Parmën edhe në kategoritë inferiore, ndërsa këtë sezon ai udhëheq ekipin në Serinë B. Lucareli nuk është një emër i panjohur në futbollin italian.

Ai luan me Parmën që prej 10 vitesh, por ka luajtur edhe me disa ekipe të tjera italiane si Palermo, Genova, etj.

Mbrojtësi 41 vjeçar duket se nuk do të heqë dorë nga futbolli, deri sa të rikthejë Parmën në elitën e futbollit italian. Por ai nuk do të jetë i vetëm  në këtë mision.

Kohët e fundit, te Parma është afruar dhe i biri i tij, 17 vjeçar, i cili mendohet të jetë një lojtar me premisa. Një foto e Lucarelit të madh duke markuar të birin gjatë një seance stërvitore te Parma po bën bujë në rrjetet sociale.

Ky është ndoshta një ndër rastet e rralla, kur babë e bir luajnë së bashku në të njëjtin ekip.