11:34 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

“H&M” u akuzua për racizëm, reagon nëna e djalit me ngjyrë që veshi bluzën “majmuni më i mirë në xhungël” (Foto)

Për disa ditë me rradhë, një fotografi e një fëmiu me ngjyrë të zezë kishte nxitur reagime të rënda në rrjetet sociale. Kjo për shkak se fëmija kishte modeluar për markën “H&M” dhe të veshur mbante një bluzë ku shkruhet “majmuni më i mirë në xhungël”.

Shumë njerëz kishin shkruar se kjo firmë është tejet raciste dhe se ky veprim ishte treguesi më i mirë për këtë.

Por, një reagim ka ardhur nga nëna e djalit e cila u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos nxisin situata të panevojshme.

“Unë jam e ëma dhe kjo është një nga qindra veshjet që djali im i ka modeluar. Mjaft nxitët situata të panevojshme këtu. Boll më. Unë kam qenë prezente vazhdimisht gjatë photoshooting-ut dhe nuk kam bërë asnjë përjashtim”, ka komentuar ajo në rrjetet sociale kur komentuesit reagonin për racizëm të markës së njohur, transmeton Indeksonline.

Reagime ka pasur edhe nga fytyra të njohura në publik, si The Weeknd dhe G-Eazy./Indeksonline/