10:38 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

H&M bën hapin e radhës për të përmirësuar imazhin pas polemikave për racizëm

Në prag të polemikave të tyre të fundit, marka e njohur H&M ka marrë vendim për të punësuar një lider të diversitetit-me shpresën se masa do të mbajë kompaninë larg akuzave të mëtejshme të racizmit.

Duke njoftuar për vendimin  e tyre në Facebook, gjiganti i shitjes me pakicë këmbënguli që masa duhet të provojë angazhimin e tyre për të trajtuar diversitetin dhe përfshirën është e vërtetë.

Në të njëjtin post, kompania përsëriti se incidenti i kohëve të fundit ishte krejtësisht i paqëllimtë por që i bëri ata të vetdijshëm për ndikim e tyre si markë, transmeton Indeksonline.

Ata shkruajtën se incidenti i fundit tregon një mënyrë të qartë se sa e madhe është përgjegjësia e brendit si një markë globale.

Veshja me shkrimin “Majmuni më i mirë në xhungël’ nxiti reagime të shumta në gjithë botën teksa në Afrikën e jugut një dyqan u shkatërrua në tërësi.

Por pas të gjithave, shumë nga komentet kanë treguar se klientët e H&M nuk janë të gatshëm të falin ose të harrojnë./Indeksonline/

Temat: