12:11 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoti: Ndalimi i sportistëve dhe Vjosa Osmanit nga Serbia, dëshmon që dialogu ishte i kot

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për t’ia ndaluar sportistëve kosovarë të marrin pjesë në garat  e karatesë.

Po ashtu, ai ka thënë se është e papranueshme edhe ndalesa e deputetes Vjosa Osmani për të marr pjesë në takimin e komisonerëve për integrim të vendeve të Ballkanit.

Sipas tij, për këtë duhet të reagoj BE-ja, sepse kjo po ndodh pikërisht në ditën e Evropës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

E pa pranueshme ndalesa e sportistëve kosovarë nga Serbia për të marrë pjesë në gara. E pa pranueshme ndalesa e deputetes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në takimin e Komisioneve për Integrim Evropian të vendeve të Ballkanit.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë për këtë. Në ditën e Evropës kur duhet të promovojmë lëvizje të lirë, fqinjësi të mirë dhe vullnet për të zgjidhur çështjet me dialog, Serbia po dëshmon se ka mbetur prapa në politikën e izolimit dhe konfliktit.

Sjellja e tillë e Serbisë dëshmon se dialogu i deritashëm ka qenë i kotë. Na duhet format i ri i dialogut, por me përfaqësues politik që kanë legjitimitet qytetarë dhe kredibilitet. Duhet një dialog që adreson temën bosht të njohjes reciproke.

Koncenzusi politik në Kosovë është i domosdoshëm për tu përballur me politikën serbe në këtë dialog. Prandaj, na duhen institucione legjitime që mbrojnë pa asnjë kompromis interesin shtetëror të Kosovës në dialog.

Politikanët që kanë koketuar me elemente kriminale në veri të vendit për të siguruar numrat për qeverinë që tash është jo legjitime, nuk i kanë kredencialet e nevojshme për të mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës në këtë proces jetik për të ardhmen e Kosovës.

LDK-ja është e gatshme të marrë përsipër krijimin e këtij koncenzusi, që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë e Kosovës, akademinë, shoqërinë civile, komunitetet, dhe spektrin politik. /Indeksonline/