08:40 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Huaja për autostradën Kijevë-Zahaq në duart e deputetëve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, me disa pika të rendit të ditës.
Deputetët sot do kenë para vetes shqyrtimin e  projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndëmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e autostradës Kijevë- Zahaq.
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, është pika e gjashtë e rendit të ditës.