12:36 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

I futen në zyrë, banorët kërcënojnë zyrtaren e Komunës së Prishtinës (Video)

Zyrtarja e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Irfete Zejneli, është kërcënuar  nga disa banorë të Kodrës së Trimave. Së bashku me këta të fundit ishte edhe Eman Rrahmani, asamblist i Vetëvendosjes.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda komunës, zyrtarja është bllokuar në zyrën e saj dhe është kërcënuar nga rreth 30 banorë,  gjatë kohës që ajo i kishte pritur ata në zyre, pasi të njëjtit kishin ankesa për mos rregullimin e rrugës “Elena Gjika”.

Në videon që ka siguruar Indeksonline,  shihen banorët brenda zyrës së Zejnelit.

Komuna tashmë ka thirrur policinë dhe po presin që të hapet rasti.

Indeksonline ka siguaruar emailin që Zejneli i ka dërguar asamblistit të VV-së, Eman Rrahmani, duke i thënë se do i pres banorët e kësaj rrugë sot në orën 10:00, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje dhe për të gjetur në zgjidhje të mundshme.

Ndryshe me anë të këtij email-i zyrtarja ua ka sqaruar banorëve se në këtë rrugë është planifikuar komplet rregullimi i infrastrukturës, por punimet akoma nuk kanë filluar për shkak se gjysma e rrugës është pronë privat.

Sipas saj, pa bisedime dhe marrëveshje paraprake me pronarin, pamundësohet fillimi i punimeve. Për këtë, ajo përmes email-it ka kërkuar takim me banorët për t’u munduar të gjejnë një zgjidhje të përbashkët./Indeksonline/