Digjet mali në Podujevë, banorët mundohen vet ta shuajnë zjarrin
Djegia e maleve në shumë pjesë të Kosovës, është dukuri e shpeshtë këtë vit.
Një rast i tillë po ndodh tani në fshatin Herticë të Podujevës, ku mali është përfshirë nga zjarri.
Lexues të portalit Indeksonline nga ky fshat kanë dërguar pamje të malit duke u djegur.
Ata thonë se zjarrfikësit nuk kanë arritur ende në teren, por se vet banorët po mundohen ta shuajnë zjarrin.
Më poshtë pamje të malit. /Indeksonline/