14:16 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ia kishin mbytur këlyshët e saj, luanesha e mbron drerin e vogël nga luanët tjerë

Ju mund të mos e besoni se kjo luaneshë vetëm po luan me këtë dre, në vend që të jetë ushqimi i saj.

Por, këto fotografi të mrekullueshme e kapin “bishën e fuqishme” duke u kujdesur për një dre të vogël, sikurse të ishte pasardhësi i saj.

Edhe pse speciet antilopë janë synimi i saj, kjo luaneshë e pikëlluar e ka mbajtur drerin duke e ledhatuar, pasi këlyshët e saj u vranë nga një luan mashkullor.

Fotografi  Gordon Donovan regjistroi skenat e jashtëzakonshme të saj të buta, duke e mbajtur atë, duke e ledhatuar dhe duke e mbrojtur nga rreziku.

Sipas fotografit, ajo madje e mbrojti atë nga një luaneshë tjetër që iu afrua në kërkim të ushqimit.

Fotografi Donovan, nga New York, tha: “Ishte një pamje e çuditshme por mahnitëse për të parë. Isha i ngazëllyer për luanët, dhe kur ajo e kapi atë, prisja vrasjen. Por nuk ndodhi një gjë e tillë. Kjo është mënyra më misterioze e natyrës, pa e ditur se çfarë do të ndodhë më pas”, tha ai.

Fotografi ishte informuar nga një udhëzues se luaneshës i ishin vrarë këlyshët e saj nga meshkujt dominues luan./Indeksonline/