19:11 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ibrahim.S tentoi ta vriste vajzën 14-vjeçare për një arsye të pazakontë!

Tingëllon e pabesueshme: vetëm për shkak se ajo kishte ftuar shokun “e gabuar” në festën e ditëlindjes së saj, një baba 44-vjeçar donte ta vriste vajzën e tij 14-vjeçare në qytetin e Hamburgut në Gjermani.

Dy njësite të Policisë Gjermane, të armatosur rëndë, zhvilluan një operacion të dielën në orën 01:30 në fshatin Billstedt të Hamburgut. Ata arrestuan egjiptianin Ibrahim S., nën dyshimin se 44-vjeçari tentoi ta vriste vajzën e tij 14-vjeçare.

Arsyeja pse babai kishte sulmuar vajzën e tij, siç raporton Bild.de, ishte pasi ai kishte mësuar se në festën e ditëlindjes së vajzës së tij po merrte pjesë një shok i vajzës së tij, për të cilin ai konsideronte se nuk duhej të ishte aty.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Hamburgut, Heike Uhde shpjegoi sot ngjarjen.

“Gjatë rrjedhës së mosmarrëveshjes, Ibrahim S. goditi masivisht vajzën e tij dhe e la atë pavetëdije”, deklaroi sot Uhde, shkruan Bild. “Pas trajtimit mjekësor, vajza e sulmuar u ekzaminua gjithashtu nga një ekspert mjeko-ligjor. Lëndimet e pësuara u klasifikuan nga ai si një kërcënim për vdekje”.

Pas një marrje në pyetje të viktimës në spital, gjykatësi hetues lëshoi ​​një urdhër arresti për vrasje në tentativë ndaj 44-vjeçarit Ibrahim S.. Ai tani përballet me rrezikun për dënim me disa vjet burgim.