09:58 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Inspirim i përhershëm i modës: Victoria Beckham

Edhe pse më së shpeshti e shohim të veshur me pantallona elegante, Victoria ka treguar se i rrinë shkëlqyeshëm fundet e gjata, të cilat tashmë disa sezone janë zgjedhje e preferuar e të gjithë atyre, të cilët ndjekin trendët e modës.

Gjithmonë e rregulluar perfekt, Victoria ka shëtitur nëpër qytet në kombinim të përsosur veror, duke kombinuar këmishën valëvitëse me mëngë të kthyera dhe fundin maksi nga koleksioni vetjak veror.

Edhe pse stilet e saj pa taka janë të paimagjinueshme, britanikja elegante ka treguar që duket shkëlqyeshëm edhe kur nuk bart këpucë me taka të larta, sepse këtë kombinim ditor e ka plotësuar me sandale të rehatshme të bardha me nënshkrimin e brendit të famshëm “Celine”.

Dukjen e shkëlqyeshme e ka plotësuar me syze dielli, çantë të preferuar ngjyrë konjaku gjithashtu me nënshkrimin personal, orë të artë dhe bob-frizurën hit.

Gjatë asaj kohe bashkëshorti i saj, David, në Londër ka zgjedhur dhuratën për vajzën e tyre më të vogël, Harper, e cila ditëlindjen e shtatë do ta festojë më 10 korrik.