11:29 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Interesim i madh i të rinjve për ta veshur uniformen policore (Foto)

Shumë të rinj po e shfrytëzojnë ditën e funtit për të aplikuar me shpresën që nesër do ta veshin uniformen e Policisë së Kosovës.

Konkursi për pranimin e zyrtarëve të rinj policor është i hapur vetëm edhe sot, deri në orën 15:00, por interesimi i të rinjve për të aplikuar është dukshëm më i madh se ditëve tjera, raporton Indeksonline.

Zyrtarët policor kanë thënë se kur po afron mbyllja e konkursit, ka një numër të madh të atyre që po presin në radhë për të dorëzuar dokumentet.

“Ka numër jashtëzakonisht të madh të aplikantëve, pra nuk mund të themi ende numrin e saktë. Numri ndryshon vazhdimisht pasi aplikuesit janë të shumtë në çdo qendër policore të Kosovës”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, konkursi është i hapur në të gjitha rajonet e Kosovës, por ende nuk dihet saktë se sa policë do të pranohen në gjeneratën e 55 të kadetëve.

E ditë më parë kreu i Akademisë Policore në Vushtrri në një deklaratë dhënë medave la të kuptohet se mund të pranohen deri në 300 zyrtarë të rinj policor./Indeksonline/