18:12 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Interi do ta rrisë ofertën në drejtim të Milan Skriniar

Interi raportohet se do ta rrisë ofertën në drejtim të Milan Skriniar për t’ja rinovuar kontratën, teksa Manchester Unitedi është duke e vëzhguar situatën.

Mbrojtësi sllovak ishte ndër më të mirët për Interin sezonin e kaluar dhe atij pritet t’i ofrohet kontrata e re.

Megjithatë, oferta e parë prej 2.5 milionë euro për sezon – dyfishim i pagës aktuale të Skriniar – ishte refuzuar nga ai, transmeton IndeksOnline.

Sipas calciomercato.com, Jose Mourinho është fans i flaktë i qendër-mbrojtësit dhe Man Unitedi mund t’i ofrojë atij 5 milionë euro në sezon.

Për këtë arsye, së shpejti do të fillojnë bisedimet e reja mes Interit dhe përfaqësuesit së Skriniar, teksa klubi do t’i ofrojë 4 milionë euro në sezon lojtarit./IndeksOnline/