15:52 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Marotta me ditë t’parë te Interi “godet” Juventusin

Guiseppe Marotta është prezantuar ditën e enjte si drejtori i ri sportiv i Inter.

Ai është larguar nga Juventus disa javë më parë dhe gjatë një takimi të bordit drejtues zikaltër është emëruar zyrtarisht si CEO i ri i klubit.

“Duke filluar nga sot, jam pjesë e Inter-it të madh,” konfirmon Marotta nëpërmjet një videoje të publikuar nga faqja zyrtare e klubit në Twitter.

“Është një moment i veçantë dhe jam shumë krenar që do të kem rolin e rëndësishëm të CEO në aspektin sportiv.

“Kjo është një eksperiencë e rëndësishme në jetën time profesionale, plot me përgjegjësi.

“Por nuk më frikëson. Nëse fillon një aventurë të re duhet ta fillosh me mentalitetin e një fituesi.”