11:05 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa niset për në Stuttgart të Gjermanisë (Foto)

Ish kryeministri i Kosovës njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është nisur për shërim në Stuttgart të Gjermanisë.

Aeroambulanca e ardhur nga Austria për transportim të Mustafës ka fluturuar nga aeroporti i Prishtinës në orën 10 e 20 minuta ndërsa parashikohet të ateroi në Gjermani  në orën 12 e 44.

Këshilltari i Isa Mustaftës, Besnik Berisha ka thënë për Indeksonline se gjendja shëndetësore e Mustafës është më e mirë./Indeksonline/