10:45 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-deputeti i PDK-së i shkruan letër vrasësit: Ku mbete, a po të dhimbet një kafe, a…?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Luzha si duket ka shoqëri të mirë me Emrush Gashin, personin që Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim për  shkak se i njëjti vrau vëllain e tij, Mali Gashin.

“Ku mbete o Emrush? Nuk po lajmërohesh, po të dhimbet një kafe, a?”, ka shkruar zyrtari i PDK-së, Berat Luzha.

Ndërsa Gashi ia kthen se së shpejti do të jetë në Kosovë. “ Jo jo shoki Berat Luzha shumë shpejt kem me pi kafe në Prishtinë, Të përshëndes”, thuhet në komunikimin e tyre, transmeton Indeksonline

Ndryshe, i dyshuari nga Tërbovci i Lipjanit që nga kryerja e krimit është në arrati ndërsa autoritetet e sigurisë kanë bërë thirrje që nëse ndokush e sheh, të lajmrojë në Polici.

“Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Tërbovc– KK Lipjan, më datë 14.07.2018, ku një person (mashkull) M.G 54 vjeç,është vrarë nga arma e zjarrit, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me urdhëresë të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar: Emrush (Bajram) Gashin.

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044-506- 091./Indeksonline/

(Foto: Berat Luzha, ish-deputet i PDK-së)