14:33 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-deputetit të PDK-së i “djeg” pse media raportoi për komunikimin që kishte me një vrasës

Një artikull i publikuar nga portali “Indeksonline” lidhur me shoqërimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Luzha me një vrasës nga Lipjani, ka nervozuar Luzhën.

Për këtë të fundit, ditë më parë, raportuam se i njëjti kishte komunikim tejet miqësor me Emrush Gashin, personi që po kërkohet nga Policia e Kosovës për vrasjen që ia kishte bërë vëllait.

Përmes një statusi në “Facebook” Luzha ka shprehur mllefin ndaj medies duke thënë se nuk ishe në dijeni që Emrushi pas tre muajve kishte bërë një krim.

“… për të cilin më vjen shumë keq. Ku ta dija unë që portali në fjalë pyetjen time tre muaj para krimit do ta bëjë “lajm sensacional”, duke e publikuar në faqet e veta. Duke më ardhë shumë keq për krimin e bërë, pavarësisht motiveve, që nuk i di, theksoj se Emrushi ishte një shok i mirë, luftëtar i UÇK-së dhe i plagosur në luftë”, ka shkruar ai

Vlen të theksohet se Gashi kohë më parë kishte vrarë edhe një fqinj të tij për të cilën vrasje kishte mbajtur 13 vjet burg.

Postim i plotë:

Gjithashtu, për keqardhje janë bërë portalet tona, të cilat sajojnë lajme për përfitime dhe me motive të ulëta!

“LAJM SENZACIONAL” I INDEKS ONLINE

Lexone një “lajm senzacional” të sajuar nga portali “prestigjioz” IndeksOnline, i postuar të shtunën, më 21 korrik, të cilin sot ma dërgoi një shok në FB:

“Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Luzha si duket ka shoqëri të mirë me Emrush Gashin, personin që Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim për shkak se i njëjti vrau vëllain e tij, Mali Gashin”.

Nga ky “lajm” sot mësova se shoku – cimeri im i Burgut të Prishtinës, Emrush Gashi, më 14 korrik të këtij viti e paska vrarë vëllain e tij dhe qenka në arrati dhe në kërkim të policisë. Pra, deri sot nuk e kam ditë për krimin e as që kërkohet nga policia.

Më 20 prill të këtij viti Emrushit, pra afër tre muaj përpara krimit, në një postim të tij, në formë komenti ia kam bërë këtë pyetje: “Ku mbete, o Emrush? Nuk po lajmërohesh…?”

Ku ta dija unë që Emrushi pas tre muajve do të bënte një krim, për të cilin më vjen shumë keq. Ku ta dija unë që portali në fjalë pyetjen time tre muaj para krimit do ta bëjë “lajm senzacional”, duke e publikuar në faqet e veta!

Duke më ardhë shumë keq për krimin e bërë, pavarësisht motiveve, që nuk i di, theksoj se Emrushi ishte një shok i mirë, luftëtar i UÇK-së dhe i plagosur në luftë.

Gjithashtu, për keqardhje janë bërë portalet tona, të cilat sajojnë lajme për përfitime dhe me motive të ulëta!

Ish-deputeti i PDK-së i shkruan letër vrasësit: Ku mbete, a po të dhimbet një kafe, a…?

I dyshuari për vrasjen e vëllait në Lipjan ende nuk është kapur nga Policia