17:36 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish kolegu më ka dhuruar seks fantastik, por…

Jam duke u tunduar çdo herë e më shumë nga dëshira për të bërë seks me kolegun e punës, i cili më dhuroi seks fantastik.

Gjithçka filloi dy muaj më parë kur dolëm me kolegët e punës për të pirë. Një mashkull me të cilin kam punuar vitin e kaluar ishte aty. Ai është 35 vjeçar, i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa unë jam 28 vjeçare.

Kur kemi punuar bashkë ne kemi flirtuar por asgjë më shumë. Atë natë ne filluam të shkruanim. Nuk isha e dehur dhe po vozisja. Ai më pyeti nëse do i dedikoja kohë më vonë atij.

Unë i thash po sa të dërgoja në shtëpi dy vajzat e mia. Vajzat i dërgova jashtë për të luajtur në mënyrë që të mbesim vetëm unë dhe ai.

Më pyeti nëse do mbaja kontakt me të më gjatë pasi që nuk ishim parë me vite dhe dëshironte vëmendje. Vendosëm të shkonim në shtëpinë time, unë isha beqare, por sa shkuam në shtëpi ai mu vërsul.

Për disa arsye unë nuk provova ta ndalja atë. Përfunduam së pasuri seksin më të hatashëm ndonjëherë. Më pas u ndjeva keq sepse nuk doja të bëhesha rrënuese familjesh. Që nga ajo natë ai nuk ndalet së shkruari mua, duke më thënë se dëshiron që ajo të përsëritet përsëri.

Por tani kam një partner të ri dhe nuk dua ta lëndoj sepse e dua, ndonëse seksi me të nuk është aq i mirë.

I dashuri aktual vazhdimisht më dhuron të njëjtat gjëra në shtrat dhe kjo nuk po më tërheq aspak. I kam thënë se ndonjëherë ne duhet të eksperimentojmë, por ai refuzon. Ndërkohë unë nuk po arrij që ta heq tjetrin nga koka ime.

Dua ta shoh përsëri atë, por e di që nuk do mund të jetoja nga faji nëse e tradhtoj partnerin tim.

Përgjigja e psikologes:

Ish kolegu juaj ende ka lidhje emocionale me gruan e tij dhe juve ju do vetëm për seks. Ai nuk është i lirë të ju ofrojë diçka më shumë, por edhe sikur të ishte i lirë ju nuk do donit që të rrënonit një familje.

Ju do të përfundoni duke menduar se jeni e përdorur nëse vazhdoni raportin me të.  Provoni të ndërtoni një jetë seksuale më të mirë me partnerin tuaj, të cilin e doni./Indeksonline/