10:45 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-sulmuesi i Premier Leagues e nisë me fitore aventurën në wrestling

Ish-sulmuesi i Premier Leagues, Grant Holt e ka filluar karrierën e tij në wrestling me stil në mbrëmjen e së shtunës.

Pas përfshirjes së 40 luftëtarëve, Holt ishte i fundit që garoi në ring në kuadër të Royal Rumble.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni debutimin e Holt në wrestling:

Holt, tani 37-vjeçar, është pensionuar nga futbolli, teksa së fundmi ka luajtur për Barrow në një divizion më të ultë.

Ai ka shënuar mbi 150 gola në mbi 400 paraqitje në karrierë. Karriera e tij në futboll zgjati 19 vite.

Pasi debutoi për Rochdale, ai më vonë luajti për skuadrat si Nottingham Forest, Shrewbury, Wigan dhe Norwich City./IndeksOnline/