16:02 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja si erdhi deri te shpërthimi i zjarrit në cisterne [Foto/Video]

Deri të shpërthimi i zjarrit në rezervarët e naftës së kompanisë së “Al Petrol” në Fushë Kosovë sipas burimeve të Indeksonline ka ardhur pasi punëtorët kanë qenë duke i pastruar ata.

Po ashtu burimet e Indeksonline thonë se njeri nga punëtorët në këtë kompani ka pësuar djegie në trup, atë në shkallë rreth 60 %, kurse pronari ka djegie më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 14:00 ndërsa menjëherë ishin alarmuar njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e lokalizuan zjarrin./Indeksonline/