10:15 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Fushë Kosovë: E rrah ish-i dashuri, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë Kosovë ka rrahur ish të dashurën, duke e bërë për spital.

“Viktima femër  K/Shqiptare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /Indeksonline/

 

Temat: