23:17 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Ja si të zbuloni nëse vaji i ullirit është i mirë

Ky gjest i thjeshte do ju ndihmoje te zbuloni brenda 3 sekondash nëse vaji i ullirit qe keni blere është vërtet ekstra i virgjër dhe cilësor.

I pasur me omega 3 dhe omega 9, vaji i ullirit parandalon sëmundjet kardio-vaskulare dhe është një nga përbërësit e preferuar ne kuzhine. Perfekt për sallata e për gatim ai mund te përdoret edhe ne kozmetiken shtëpiake.

Gjithsesi te gjithë e dine qe jo çdo lloj vaji është i mire dhe cilësor. Si ta kuptoni nëse ai është vërtet ekstra i virgjër? Ne fakt ka një gjest qe nuk zhgënjen asnjëherë dhe do ju ndihmoje te zgjidhni produktin me te mire.  Hidhni pak vaj ulliri ne një gote te vogël.

Mbajeni gotën me njërën dore dhe me dorën tjetër mbylleni sipër ne mënyrë qe te mos lejoni aromën te dale.

Ashtu te mbyllur lëvizeni gotën ne mënyrë rrethore me dorën mbajtëse ne mënyrë qe vaji te ngrohet me ane te temperaturës se trupit.

Me pas hapeni gotën dhe merrni erën nga gota. Nëse ai mban një lloj arome te freskët si bimët aromatike, frutat apo perimet kjo tregon se ai është vërtet shume cilësor. Njësoj si për vajin e ullirit mund te zbuloni edhe aromat e: erëzave, mollës, bananes, domates, verës se kuqe, agrumeve apo bajameve. Nëse ato nuk kane arome te freskët dhe te veçante do te thotë se nuk janë bio. Etapa e dyte është shijimi i vajit. Tundeni pak gotën, pini pak vaj, por mos e gëlltisni. Duke mbajtur dhembet e bashkuar, por buzët e hapura, merrni fryme dhe sillni ajër ne gjë me pas rrotullojeni vajin ne goje e ne fund gëlltiteni atë.

Një vaj ekstra i virgjër do lëshojë arome te forte ne goje, ndërkohe qe kur ta gëlltisni do lere një shije paksa te hidhur ne gryke.