18:35 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Ka të reja për Aubameyang, ndarja me Dortmundin shumë afër

Peierre Emerick Aubameyang është fare pranë largimit nga Borusia Dortmund.

Sulmuesi nga Gaboni nuk ka udhëtuar fare për ndeshjen ndaj Herthas dhe ky është një konfirmim se largimi nga skuadra gjermane është punë e kryer.

Aubameyang raportohet të jetë në bisedimet përfundimtare me Arsenalin dhe se ka gjasa që ky transfer të zyrtarizohet në këtë vikend.

Aumabeyang nuk pranoi të luaj me Dortmundin as në përballjen e fundit ndaj ëolfsburg pasi po kërkon largimin me ngulm./Indeksonline/