19:19 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kadriaj publikon pamje gjatë kohës së UÇK-së, “godet” Bajram Gecajn (Foto)

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti  ka vazhduar me deklaratën e njëjtë se shpejtë do të bëhet rrëzimi i Qeverisë Haradinaj.

Por jo vetëm kaq, nga ana tjetër është Bajram Gecaj i cili pothuajse nuk kalon një ditë të vetme pa shkruar ndonjë status në rrjetet sociale, në drejtim të qeverisë së tanishme.

Ndër statuset e shumta në njërin prej tyre, ai e cilësoi kryeministri Ramush Hardinaj si të paguximshëm duke thënë se s’ka guxim t’i shtyjë përpara temat e mëdha.

“Këtë frikë ka Qeveria Haradinaj. Hija e kësaj frike e shtynë Ramushin të besoj se shtyrja sa më gjatë e këtyre çështjeve, do të krijoj hapësirë manovrimi dhe mbetje në pushtet pa asnjë merite dhe vizion, duke u sillur si zogjtë shtegtarë që humbin kontaktin me fushën magnetike”, shkroi Gecaj në Facebook.

Pas kësaj reagim të menjëhershëm pati deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, transmeton Indeksonline.

“Njeriu më i pavotuar i LDK-së hala po flet në emër të LDK-së”, ka shkruar Kadriaj.

Tutje Gecaj ka vazhduar me një status të radhës, ku shkroi: “Truth hurts” (e vërteta dhemb), thonë anglezët Time Kadriaj … edhe po të më siguronin se do të isha deputet i përjetshëm, kurrë nuk kisha pranuar të jem në lëkurën dhe karakterin e deputetëve si ju!

Pas kësaj deputetja Kadriaj ka publikuar një fotografi nga lufta, duke përkujtuar shërbimin e saj në UÇK, duke shtuar se s’po ndalet përkthyesi Bajram Gecaj./Indeksonline/