18:41 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Mjerimi i LDK-së nuk ka fund!

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka komentuar veprimin e LDK-se për të “falsifikuar” nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për dialogun.

“Të dobët e pa alternativë gjithmonë, ndërsa sot treguan se janë edhe “fallsifikator”, e gjithë kjo vetëm për të mbërri tek pushteti, pushtet të cilin dikur e patën e nuk arritën kurrë asgjë në të mirë për vendin. Luftën që po e bëni kundër Qeverisë Haradinaj, me mirë do të ishte ta zhvendosnit kundër Serbisë e cila, siç të gjithë po e shohim, është në ofensivë të plotë për ta zhbërë ekzistencën e shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas Lekajt, thirrja e vetme, për opozitën në këto momente të përgjumjes së tyre është, zgjohuni nga kllapimi në të cilin keni rënë. Zëvendësojeni lakminë për pushtet me devotshmëri dhe unitet me krejt spektrin politik të vendit dhe bashkë me Presidentin, Kuvendin dhe Qeverinë, t’i dalim zot sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/