08:35 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kampion i ri i Botës mesazh Bellewit: Eja, tani e keni radhën ju!

Oleksandr Usyk është kampioni më i ri i peshave të mesme/të rënda “Cruiseweight”.

31-vjeçari arriti që ta kalonte kundërshtarin, Murat Gassiev, pas vendimeve të gjyqtarëve të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas garës, ukrainasi i ka kërkuar duel britanikut, Tony Bellew.

“Kam dëgjuar se Tony Bellew është duke kërkuar luftë me fituesin e World Series Boxing Super – kështu që, hej Bellew ejani, unë jam i gatshëm. Nëse ai pranon, unë mezi pres që kjo të ndodhë. Do ta bëjë të hani sa më shumë shpaget”, ka thënë Usyk.

Usyk në total ka të zhvilluar 15 duele profesionale, ku ka arritur 15 fitore, 11 me nokaut.

Në anën tjetër, Bellew, para se të pensionohet ka kërkuar ta zhvillojë edhe një duel, i cili me shumë gjasa mund të jetë ndaj ukrainasit.

Kujtojmë që 35-vjeçari ka të zhvilluar 33 meçe profesionale, ku ka arritur 30 fitore, 20 me nokaut dhe 2 humbje./IndeksOnline/