20:04 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kate dhe Meghan kanë zgjidhje për çdo gjë, ja si ia bëjnë që të mos u ngrihet fustani kur fryen erë

Një dukeshë me këmbë plotësisht të zbuluara? Po, është e mundur, të paktën Kate Middleton ka patur fatin e keq të ketë rënë disa pre e mosfunksiomit të veshjeve të saj. Situatë e pakëndshme apo jo, që kombinuar me një dozë të mirë ere, i kanë dhuruar momente shkëlqimi alla Marilyn Monroe. Më i famshmi është ai i marsit të vitit 2011, një muaj para martesës. Ndërsa dukesha e Cambridge dhe princi William po vizitonin forcat ushtarake kanadeze, asaj ju ngrit fustani ngjyrë limoni duke dhuruar kështu një pamje të plotë të këmbëve të saj elegante. Sigurisht që fotot u shpërndanë me shpejtësinë e erës dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak mbretëreshës Elizabeth.

katrina

Dihet që protokolli mbretëror është shumë strikt përsa i përket kodit të veshjes, dhe nuk mund të tolerojë ndodhi të tilla. Por, si ia bëjnë Kate dhe Meghan që të mos u ngrihet fustani kur fyren erë? Sipas Myka, themelues i ‘’Beaumont Etiquette’’, dy nuset e familjes mbretërore kanë një truk të thjeshtë për të shmangur këtë gjë: vesh body sipër të brendshmeve. Kjo gjë krijon energji statike dhe bën që fustanet apo fundet pak të hapur, të mos ngrihen lart. Me siguri mbretëresha është shumë e lumtur për këtë gjë.