15:42 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Katër serbë të Bosnjës akuzohen për gjenocid

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës ka ngritur sot padi ndaj katër ish-pjesëtarëve të ushtrisë serbe të Bosnjës, nën akuzat për krime lufte dhe gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë dhe pjesët e Bosnjës lindore.

Të akuzuarit janë Mile Kosoriq (64), Branislav Sojshiq (61), Momqillo Teshiq (43) dhe Rajko Drakuliq (53).

Akuza i rëndon ata se kanë shkelur rregullat e të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e civilëve gjatë konflikteve të armatosura. Të akuzuarit në vendin Luke afër Vlasenicës në korrik të vitit 1995 kanë ndalur një konvoj, në të cilin ishin civilët boshnjakë, të evakuuar pas rënies së Srebrenicës.

Ata kanë plaçkitur gjërat e çmuara që kishin me vete të përndjekurit dhe më pas ndan dhunshëm burrat nga gratë, duke marrë rob të paktën 20 meshkuj, të cilët i pushkatuan në natën ndërmjet 13 dhe 14 korrikut, ndërsa dhunuan gratë.

 

Temat: