09:09 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ministri boshnjak: Do të kërkojmë largimin e Kosovës nga CEFTA

Bosnja e Hercegovina s’e ka përjashtuarmundësin që të kërkojë nga CEFTA largimin e Kosovës prej kësaj organizate.

Ministri i Tregtisë së Jashtme, Mirko Sharoviq ka  deklaruar se ky hap do të bëhet pas vendimit të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave.

“ Në mbledhjen e 17 dhjetorit dotë njoftojmë Johannes Hahnin dhe Federica Mogherinin”, deklaroi Sharoviq për “TVAlfa”.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka potencuar se taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake do të mbetet në fuqi deri atëherë kur të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia dhe se askush nuk duhet të kalkulojë ndryshe.

Haradinaj ka thënë se kjo taksë është vendosur për faktin se prodhimet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnjë.

Temat: