16:38 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Këto dy lagje të Prishtinës, nesër do mbesin pa ujë

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në rrugën “Fehmi Agani” dhe konsumatorët e lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në kryeqytet, do mbeten pa furnizim të ujit të pijshëm.

Sipas tyre, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani”-“Te kafet e vogla” , konsumatorët e lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës se gjatë ditës së nesërme, 18 qershor 2018- e hënë, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit./Indeksonline/